Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Idrizi: Zëri që kumboi në pavarësinë e Kosovës është mbrapa grilave

Idrizi: Zëri që kumboi në pavarësinë e Kosovës është mbrapa grilave

Gjatë ditës së sotme për nderë të festës së Pavarësisë së Kosovës, komuna e Vushtrrisë ka organizuar Akademinë Solemne, e cila u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Kjo akademi u organizua nën patronazhin e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizit, ku morën pjesë shumë qytetarë vushtrrias, përfaqësues institucionesh, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, veteranë e invalidë të UÇK-së nga Vushtrria.

Përveç fjalimit të të parit të Vushtrrisë, për të pranishmit u shfaq edhe një program kulturo-artistik me këngë dhe valle.

Kryetari Idrizi i falënderoi të pranishmit duke i uruar për këtë ditë të madhe.

“Kjo liri është përpjekje shekullore që themelin e ka në gjakun e Hasan Prishtinës, Bislim Bajgorës, Shaban Bunjakut, Ahmet Delisë, e mijëra burrave që ranë për lirinë e Kosovës”

Idrizi tha se kjo liri është edhe vuajtje e shqiptarëve ndër vite, duke përmendur ngjarje të rëndësishme gjatë shekullit të kaluar e deri më tani.

Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së duke thënë se është viti i katërt që mbahen padrejtësisht në Hagë. Tha se zëri që kumboi në pavarësinë e Kosovës është mbrapa grilave.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, Gëzim Zuqaku tha se për këtë ditë u gëzuan të gjithë shqiptarët duke kujtuar rezistencën ndër shekuj.

“Kosova kishte nevojë për mbrojtje dhe ajo nuk mund ta realizonte ndryshe përveç se përmes Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, u shpreh ai.