Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Idrizi mban takim publik me qytetarët, ata paraqesin kërkesat e tyre

Idrizi mban takim publik me qytetarët, ata paraqesin kërkesat e tyre

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarët.

Para qytetarëve të pranishëm, ai ka prezantuar projektet e realizuara nga janari deri në qershor.

Ndërsa qytetarët kanë paraqitur pyetjet dhe kërkesat e tyre.

“Me shumë vëmendje pranuam edhe kërkesat e sugjerimet konstruktive e konkrete të qytetarëve vushtrrias, të cilat do të trajtohen me prioritet”, ka thënë Idrizi.

Në këtë takim prezent ishin edhe drejtorët e drejtorive komunale.