Idriz Voca është larguar nga Cosenza pas dy viteve të kaluara te kjo skuadër në Serie B.
Megjithatë futbollisti kosovar do të vazhdoj të mbetet pjesë e futbollit italian, pasi tanimë është zyrtarizuar te skuadra e re.
Mesfushori 27-vjeçar karrierën do ta vazhdoj te skuadra Triestina në Serie C.
Ish-reprezentuesi kosovar ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin e tij të ri.
“US Triestina Calcio ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e mesfushorit Idriz Voca. Voca, i lindur në ’97, i lindur në Stans të Zvicrës dhe kosovar i natyralizuar, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Triestinën me opsion për një sezon të mëtejshëm në rast të ngjitjes në Serinë B”.
“Eksperienca e tij e fundit në nivel klubi ishte Cosenza në Serinë B, ku në periudhën trevjeçare 2021/24 bëri 77 paraqitje, duke kontribuar me tre gola dhe katër asistime. Më parë, Voca ka luajtur për MKE Ankaragücü në Super Ligën Turke dhe për FC Luzern në Superligën Zvicerane, ku përfundoi karrierën e tij të të rinjve deri në debutimin e tij në ekipin e parë, duke marrë pjesë edhe në kualifikueset e UEFA Europa League”.
“Në nivel ndërkombëtar ai ka përfaqësuar Kosovën, duke bërë 15 paraqitje që nga debutimi i tij si senior në vitin 2018. Mirë se vini në Trieste, Idriz”, ka shkruar Triestina.