Ushtarakët izraelitë thanë se 320 raketa të lëshuara nga Hezbollah kaluan në Izrael gjatë fundjavës së Yom Kippur, e cila filloi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale të premten.
Të shtunën, Hezbollahu tha se vazhdoi të lëshonte raketat në Izrael, duke synuar atë që e quajti një “mbledhje të forcave armike izraelite” në fshatra të afërta me kufirin, raporton CNN.
Autoritetet izraelite thanë se tre burra pësuan lëndime të lehta nga copëzat e raketave pas lëshimeve nga Libani, për të cilat Hezbollah ka marrë përgjegjësinë. Burrat, me moshë 48, 30 dhe 27 vjeçare, u lënduan në qytetin Jadeida-Machar.
Yom Kippur është një nga festat më të shenjta hebraike, e njohur si Dita e Përdëllimit, dhe përfshin agjërim dhe lutje për falje.