Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Besianë, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Besianë, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Policia e Kosovës e ka identifikuar 17-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e kryer me 11 shtator të këtij viti në Besianë.

Sipas policisë i dyshuari është Lordi Sylaj nga fshati Gllamnik por me nënshtetësi holandeze.

Tutje nga policia kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur atë.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria