Agjencia e Akreditimit mban Konferencën vjetore ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e ka organizuar...

Kadrijaj e bindur: AAK do del e shkëlqyeshme në zgjedhjet e shkurtit

Time Kadriaj, deputete e AAK-së në intervistën e dhënë...

Banjska një vit pas sulmit terrorist, serbët: Ndjehemi të sigurtë me Policinë e Kosovës

27 shtator 2023, 24 shtator 2024, një vit diferencë,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Identifikohen shkelje në tenderin afro 4 milionësh të Ministrisë së Rozeta Hajdarit

Extra AL PVC

Iniciativa për Progres, ka identifikuar shkelje procedurale me rastin e vlerësimit dhe njoftimit të palëve pjesëmarrëse në procesin e tenderimit “Ndërtimi e Infrastrukturës në Parku Industrial në Livadicë, Podujevë” aktivitet i shpallur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më datë 05.06.2024 dhe me vlerë të parashikuar 3,882,152.00€.

Siç njofton INPO, Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari, në cilësinë e autoritetit kontraktues (AK), ka dështuar të nxjerrë në kohë vendimin për rezultatet e vlerësimit të ofertave në këtë proces tenderimi.

Ky vendim është nxjerrë dhe publikuar pas 71 ditëve, dhe vetëm pas kërkesës së INPO-së drejtuar kësaj ministrie, pavarësisht që kjo do duhej bërë ex officio, sipas nenit 54 të Ligjit për Prokurim Publik, nenit 40 par.3 dhe 45 par.32 të Rregullores për Prokurim Publik.

“Referuar këtyre dispozitave, kurdo që një autoritet kontraktues eliminon një kandidat ose tenderues nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në aktivitetin e prokurimit, autoriteti i tillë kontraktues duhet që menjëherë të njoftojë kandidatin ose tenderuesin me shkrim mbi këtë fakt. Njoftimi mbi vendimin e autoritetit për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve duhet të kryhet brenda periudhës më të shkurtër, jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave (neni 40 i Rregullores). Pas miratimit të raportit vlerësues nga ZPP, AK do të përgatitë dhe publikoj Formularin B58 Njoftimin mbi vendimin e AK në platformën e prokurimit elektronik.

Lidhur me këtë, vlerësojmë se moszbatimi efikas i procedurave të vlerësimit dhe publikimit të njoftimit krijon vështirësi për operatorët ekonomikë në njohjen e rezultateve të hapjes së ofertave dhe statusin e lëndëve të tyre. Prandaj, INPO kërkon që MINT të rishikojë këto praktika në mënyrë që të sigurojë informim të plotë për të gjitha palët e interesuara, si dhe të evitoj zvarritjen e procedurave të prokurimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e INPO.

spot_img

Të fundit

Agjencia e Akreditimit mban Konferencën vjetore ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e ka organizuar...

Kadrijaj e bindur: AAK do del e shkëlqyeshme në zgjedhjet e shkurtit

Time Kadriaj, deputete e AAK-së në intervistën e dhënë...

Banjska një vit pas sulmit terrorist, serbët: Ndjehemi të sigurtë me Policinë e Kosovës

27 shtator 2023, 24 shtator 2024, një vit diferencë,...

Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ishte pjesë e...

Agjencia e Akreditimit mban Konferencën vjetore ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e ka organizuar të martën më 24.09.2024 Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Drejt Përsosmërisë: “Harmonizimi i politikave të sigurimit...

Kadrijaj e bindur: AAK do del e shkëlqyeshme në zgjedhjet e shkurtit

Time Kadriaj, deputete e AAK-së në intervistën e dhënë për emsionin Raport u shpreh e bindur se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme do...

Banjska një vit pas sulmit terrorist, serbët: Ndjehemi të sigurtë me Policinë e Kosovës

27 shtator 2023, 24 shtator 2024, një vit diferencë, gjithçka është ndryshe. Banjska e Zveçanit një vit pas sulmit terrorist është ndryshe. Ndryshe ishte edhe...