Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Identifikohen mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit

Identifikohen mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se të marten se  janë identifikuar mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit, që ishin në listën e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë.

“Informimi zyrtar i familjeve është bërë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore , me praninë edhe të kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Luftës dhe Personave të Zhdukur ‘Kujtesa’ dhe përfaqësuesve të Komunës së Malishevës. Këto tri identifikime vijnë pas identifikimeve të tetë viktimave të tjera nga e njëjta masakër, eshtrat (mbetjet mortore) e të cilëve u gjetën dhe zhvarrosën nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, për të cilat familjet u njoftuan gjatë javës së kaluar.  Shprehim ngushëllimet për familjet Kryeziu dhe familjen Halilaj”, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.