Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > ​Identifikohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje në Ferizaj, arrestohet njëri prej tyre

​Identifikohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje në Ferizaj, arrestohet njëri prej tyre

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, pas një hetimi intensiv lidhur me veprat penale “Vjedhja e Rëndë”, ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave në qytetin e Ferizajt, kryesisht në lokale.

Policia ka njoftuar se pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur të dyshuarin B. T, 23 vjeç ai është ndaluar nga Njësia e Hetimeve të Prishtinës, nën dyshimin për një vepër të ngjashme në rajonin e Prishtinës.

Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, B.T është intervistuar nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit dhe ballafaqimit me provat e mbledhura, ai ka pranuar kryerjen e disa veprave penale të “Vjedhjes së rëndë” në rrugët e Ferizajt: “Bajram e Gursel Sylejmani”, “Hamëz Jashari”, “12 Qershori”, “Dëshmorët e Kombit”, “Agim Matoshi”, “Latif Hasani”.

Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, duke përfshirë video incizime nga kamerat e sigurisë dhe sende të ndryshme që ndihmojnë në ndriçimin e këtyre rasteve.

“I dyshuari B. T ndodhet në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit. Njësiti i Hetimeve po vazhdon përpjekjet për të siguruar prezencën e të dyshuarit të dytë dhe për të grumbulluar prova të tjera relevante. Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Ferizajt do të vazhdojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme”, thuhet në njoftim.