Agron Limani, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, duke folur për indentifikimin e fundit të tre të zhdukurve ka deklaruar se kjo punë do të vazhdojë edhe më tutje, duke falënderuar të gjitha institucionet që e kanë bërë të mundur gjetjen dhe zbulimin e mbetjeve mortore që i përkasin “Grupit të Intelektualëve”.
Ai komentet i bëri në Kanal 10.
“Për më pak se dy muaj janë sjellë tri raporte, kur janë identifikuar tre persona, ku njëri është nga Miitrovica, tjetri është nga Llausha e Skenderajt dhe i treti nga Morina.
Sipas tij, përveç identifikimit të tre personave, së shpejti do të kemi lajme edhe për tre të tjerë së shpejti.