Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Ideja e gruas”, njihuni me historinë e Avni Deliut nga fshati Keçekollë, si e hapën biznesin në mes të pandemisë

“Ideja e gruas”, njihuni me historinë e Avni Deliut nga fshati Keçekollë, si e hapën biznesin në mes të pandemisë

N’Votër me Valin këtë javë ju sjell rrëfime brenda fshatit Keçekollë të Prishtinës, fshat ky që do t’ju mahnitë.

Një fshat malor 20 km larg Prishtinës, dikur kishte mbi 120 shtëpi, por sot shumica janë edhe të braktisura.

Por kjo episodë e Votër me Valin ju sjell ngrohtësinë e banorëve të fshatit.

Avni Deliu, pronar i një biznesi të vogël në qendër të fshatit, rrëfen historinë si vendosën së bashku me gruan të hapin kafiqin në këtë fshat.

Ai tregon se gjithmonë donin të hapnin diçka në këtë fshat; fillimisht hapën një shitore, më pastaj hapën edhe kafiqin, ku tashmë është bërë shtëpia e dytë e gjithë banorëve aty.

“Krejt njerëzit e Gollakut rrinë këtu, bashkë. Ka shumë njerëz, krejt më falenderojnë.

Që 3 vjet jam duke jetu në Keqekollë, kështu që 6 vjet vij nga kjo anë. Janë shumë mikpritës. Janë njerëz të dashur, mundohen me të ndihmu me atë çka e kanë.”, tha pronari në N’Votër me Valin.