Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ideatori i logos për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderohet me çmim të Argjendtë në SHBA

Ideatori i logos për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderohet me çmim të Argjendtë në SHBA

Albian Gagica është shpërblyer me çmimin e argjendtë nga instituti “Connecticut Art Directors Club” në SHBA, për realizimin e logos së 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gagica në një postim në Facebook.

“Faleminderit CADC për njohjen e punës sime. Çmimi i Argjendtë për brendimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këtu është arti, dashuria dhe liria”, ka shkruar Gagica.

/TV Arbëria