Petrolul Ploiesti mposhti Rapidin e Bukureshtit me rezultat 1-0, në xhiron e tretë të Superligës rumune. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Albin Berisha në minutën e 31-të.
Në fund të lojës, lojtari më i mirë në fushë në derbin rumun, Albin Berisha, shpjegoi se faza e golit është praktikuar disa herë në stërvitje.
“Është një ndjenjë e mirë. Përpara këtyre tifozëve të mrekullueshëm, ju keni një tjetër motivim për të luajtur dhe për të fituar. Në ndeshje patëm mundësi të mëdha. Është një derbi, një derbi i madh në Rumani. Nuk keni nevojë për ndonjë motivim shtesë në këtë ndeshje”, tha fillimisht Berishap për mediat rumune.
“Është vetëm ndeshja e tretë dhe jam i sigurt se do të vijnë gjëra të mira. Është problem kur ka këto vështirësi financiare, por ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe për të shijuar futbollin”, tha në fund të lojës Albin Berisha.