Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “I thashë vetes sime që kam vdekur”, ish-sulmuesi i Arsenalit zbulon se kishte menduar pensionimin

“I thashë vetes sime që kam vdekur”, ish-sulmuesi i Arsenalit zbulon se kishte menduar pensionimin

Yaya Sanogo ka pranuar se ai e kishte konsideruar mundësinë e pensionimit nga futbolli, teksa foli për vështirësitë me të cilat ishte ballafaquar gjatë karrierës së tij.

Sanogo dikur konsiderohej njëri prej sulmuesve më premtues në Francë për shkak të paraqitjeve të tij të mira për Auxerre, gjë që bëri që ai t’i bashkohet Arsenalit në moshën 20-vjeçare.

Sidoqoftë, ai dështoi që t’i mbushë pritshmëritë dhe kështu përfundoi duke luajtur në formë huazimi në ekipe të ndryshme si Crystal Palace, Charlton, Ajax, Toulouse dhe Huddersfield.

Sulmuesi u përball me disa probleme të ndryshme të lëndimit që nga fillet e para të karrierës së tij dhe kjo e pengoi atë që të zhvillohet. Ai tani ka zbuluar se ishte afër që t’i bashkohej Middlesbrough në 2020, por ata u tërhoqën në fund nga marrëveshja.

“Ishte koha e COVID-19, pas tri sezoneve që kalova tek Toulouse. I kalova 14 ditë në karantinë dhe nuk mund ta takoja askënd. Sapo u krye kjo periudhë, unë bëra vizitat”, ka thënë Sanogo fillimisht.

“Ata supozohet se vërejtën një problem me kraharorin tim që kërkonte një operim dhe tre muaj rehabilitim. Kështu që kontrata ime, ishte serioze, ishte e vështirë”.

“Unë shkova dhe vizitova një mjek për të parë gjendjen e kraharorit tim dhe ai më tha se nuk kisha asgjë dhe se ata e kishin ekzaminuar në mënyrë të gabuar”.

“Gjëja më e keqe ishte se ata u kanë thënë mediave se unë kam dështuar në testet mjekësore. Kështu që, klubet e tjera që ishin të interesuara e besuan atë, dhe kjo më ndaloi mua plotësisht. Isha 27-vjeçar gjatë asaj kohe”, është shprehur ai.

Këto ‘trazira’ rezultuan që Sanogo të konsiderojë mundësinë që t’i jap fund karrierës së tij prej futbollisti.

“Po natyrisht, ne jemi njerëz para së gjithash. Ndonjëherë i thoja vetes që kam vdekur, por unë jam besimtar dhe nuk u dorëzova deri në fund”, përfundoi Sanogo.

Powered by WordPress