SHBA përsërit thirrjen që autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës, Hovenier: Kjo është pritshmëria jonë

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë...

Krasniqi: Sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’iu përgjigjemi çdo herë me forcën e rendit dhe ligjit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“I thashë ruju, më tha që s’ka frikë”, vëllai i Afrim Bunjakut tregon telefonatën e fundit me të

Extra AL PVC

Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka treguar telefonatën e fundit që pati me vëllain e tij para se të vritej në sulmin terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ai thotë se e kishte porositur që të ruhej meqë situata s’ishte e mirë, por se Afrimi i ishte përgjigjur se s’kishte frikë.

“Kemi folë nja gjysmë ore dhe i thashë ruju, sikur kur ta tregon Zoti, i thashë ruju se nuk është situata e mirë. Ai tha “jo se nuk frikësohem se është tokë e jona. Asnjë pikë frikë s’e kam”. Duhet ta çojmë në fund amanetin e Afrimit dhe ruajmë çdo milimetër të Kosovës”, tha Bunjaku në Klan Kosova.

Ai ka treguar edhe për atë se si po e përjeton familja e tij mungesën e Afrimit, duke shtuar se ai që e përmend më shumë është djali i tij i vogël,

“Vajza e tij, është në Gjermani, ndërsa shoqja [bashkëshortja] është me djemtë në Kosovë. Djali i madh është i punësuar, djali i vogël shkon në shkollë. Është shumë e vështirë se djali i vogël, 11 vjeç, e përmend shpesh. Ka qenë shumë i lidhur dhe Afrimi e ka dashtë shumë”.

Muj Bunjaku thotë se si familje e ndiejnë dhimbjen, por edhe krenarinë për veprën e Afrimit, ndërsa tregoi se familja e tij ka shumë mbështetje, qoftë nga institucionet, qoftë nga vetë populli.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë. Përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”./Express/

spot_img

Të fundit

SHBA përsërit thirrjen që autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës, Hovenier: Kjo është pritshmëria jonë

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë...

Krasniqi: Sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’iu përgjigjemi çdo herë me forcën e rendit dhe ligjit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka...

Kurti: Evropa ka rrëzuar mure, s’është në rregull të insistohet në mbajtjen e Urës së Ibrit mbyllur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një...

SHBA përsërit thirrjen që autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës, Hovenier: Kjo është pritshmëria jonë

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, që u vra një vit më parë...

Krasniqi: Sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’iu përgjigjemi çdo herë me forcën e rendit dhe ligjit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies. Krasniqi ka publikuar pamje nga homazhet që kanë...

Kryetari i Zveçanit me një delegacion të komunës bëjnë homazhe në Banjskë, vendosen lule në vendin ku u vra Afrim Bunjaku

Para disa orës, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci me një delegacion të komunës ka vendosur lule në vendin ku është vrarë rreshteri i Policisë...