Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “I thashë Arifit shko, jo tha du me vdekë me juve”, veterani Qerim Gjocaj tregon një moment prekës me ish-bashkëluftëtarin që s’jeton më

“I thashë Arifit shko, jo tha du me vdekë me juve”, veterani Qerim Gjocaj tregon një moment prekës me ish-bashkëluftëtarin që s’jeton më

Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Qerim Gjocaj e ka treguar njërën prej momenteve më prekëse që e kishte në luftë.

Ai ka rrëfyer se si ish-bashkëluftëtarit Arif Gjocaj, tashmë i ndjerë, i kishte thënë të shkonte në shtëpi pasi ishte i biri i vetëm i familjes.

Mirëpo, Arifi ia kishte kthyer duke i thënë se “dontë të vdiste me ta”.

“Kemi shku me kushëririn Arif Gjocaj, ndjesë pastë, kemi hangër mëngjes edhe të njëjtën ditë pas disa orëve Arifi vritet, në të njëjtën betejë, bjen dëshmor. Arifi ka qenë i hastretit, e ka pasë një vëlla prej nane, edhe unë kam qenë përgjegjës për pikën e Gunocit. I thamë Arifit shko, je i vetëm, shko te shpia. Jo më thotë, du me vdekë me juve.”, ka thënë Gjocaj.

“Ne e kemi pasë një ligj moral, djemtë e vetëm nuk kemi pasë dëshirë me i pasë në luftë. Edhe ata të rinjtë, por edhe këta që ishin të vetëm. Ne nuk donim që ta shuanim një familje, edhe për këtë i thashë Arifit shko. Jo tha du me vdekë me juve.”, ka shtuar ai.