Gjatë ditës së djeshme Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Ndër tjerash kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës. Miratimi i kësaj rezolute u kundërshtua nga Serbia, derisa shtetet nismëtare, thanë se ajo nuk është kundër asnjë shteti, por shënjestron kryesit e gjenocidit.
Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq janë bërë virale në X. Derisa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat në këtë mënyrë ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.
This how Serbia’s President @AVucic has reacted to the adoption of the resolution on the Srebrenica Genocide by the UN General Assembly: pic.twitter.com/BWGgKs737G
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) May 23, 2024