Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > I ra shorti, as Branislav Nikoliq nga Lista Srpska nuk i merr votat për nënkryetar

I ra shorti, as Branislav Nikoliq nga Lista Srpska nuk i merr votat për nënkryetar

Deputetit të Listës Srpska, Branislav Nikoliq, sot i ra shorti për t’u hedhur në votim si kandidat për nënkryetar nga komuniteti serb.

As ai nuk i mori 61 votat e nevojshme.

Kundër ka votuar Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa PDK ka abstenuar e LDK s’ka marrë pjesë në votim.

Lista Serbe s’po merr pjesë në votim si shenjë e pakënaqësisë për mosvotimin e Slavko Simiqit nënkryetar të martën.

“Për asnjë votë, kundër 55, asbstenime kemi 25 vota”, tha Dimal Basha.

107 deputetë ishin të pranishëm në momentin e votimit.