Një burrë mbrëmë është arrestuar në Obiliq për veprën penale “Ngacmim”.
Siç raporton Policia e Kosovës, i dyshuari kishte publikuar fotografi të viktimës në rrjete sociale.
“Ankuesja femër shtetase e Kosovës ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale.”, ka informuar Policia.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /TV Arbëria