Përgatiti: Afrim Kasolli
Gjatë ditës së sotme gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë të ditur se si organizata e jo qeveritare “CULT CLUB” e cila drejtohet nga gruaja e gazetari i RTK-së, Blerim Haxhaij, ka përftuar një fond prej 100 mije euro nga fondet qeveritare.
Gazetari në fjalë u bë i njohur ditë më parë për një interviste me pyetje mikluese ndaj kryeministrit Albin Kurti. Një dëshmi kjo se si përdoret shteti për imazh të pushtetit. Mirëpo, në të njëjtën ditë nga ky zhvillim, duke iu referuar komunikatës së ZRRE-së, Albanian Post shkruan, se Bordi i këtij trupi i ka licencuar dy kompani kosovare për tregtimin e energjisë elektrike, duke përfshirë “Management & Development Associates” të udhëhequr nga Driton Dalipi, vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas aplikimit për licencë për furnizim me energji më 27 maj. Aplikimin për një licencim të tillë e kishte pranuar edhe Luan Dalipi.
Madje i njëjti kishte pohuar se “vëllai i tij po e “provon fatin në tregun e energjisë” Siç dihet, ZRRE ka marrë vendim që i detyron bizneset kryesore në vend që kanë më shumë se 50 punëtorë dhe 10 milionë euro qarkullim të dalin në treg të hapur nga tarifat e rregulluara.
Këto të fundit kanë protestuar kundër këtij vendimi duke kërkuar më shumë kohë për një kalim të tillë. Madje janë ankuar edhe pranë instancave gjyqësore.
Por derisa Gjykata Komerciale në Prishtinë e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë pas padive të dorëzuar individualisht, në anën tjetër, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka hedhur poshtë kërkesat në dy raste të ndara për pezullimin e vendit të rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili hyri në fuqi më 1 qershor. Vendime këto që e kanë shtuar pasigurinë juridike, por edhe shpresën për përftime për ata që po inkuadrohen në këtë biznes.