Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “I plagosur dhe nën vëzhgim nga droni” – Dëshmia e policit që ishte prezent në sulmin e Banjskës!

“I plagosur dhe nën vëzhgim nga droni” – Dëshmia e policit që ishte prezent në sulmin e Banjskës!

Alban Reshiti, polici i cili ishte prezent në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ka dëshmuar në seancën e sotme lidhur me këtë rast.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë në gjendje të rënduar.

Ai tha se, pasi u vra Afrim Bunjaku, ishin në gjendje të rëndë, duke shtuar se edhe ai vet ishte i plagosur.

“E kam vërejtur një dron që po na përcillte çdo lëvizje tonën”, tha polici gjatë dëshmisë së tij.

Alban Reshiti – Zyrtar policor – Dëshmitari që ishte prezent gjatë sulmit të 24 shtatorit të vitit 2023:

“Pasi u vra Afrim Bunjaku, ishim në gjendje të rëndë. Isha i plagosur në krah dhe këmbën e djathtë. Duke u tërhequr, kam vërejtur një dron që na ka përcjellë çdo lëvizje tonën!”

Para trupit gjykues sot kanë dalur tre të akuzuarit: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Kujtojmë se të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat.

Për sulmin në Banjskë është ngritur aktakuzë ndaj 45 personave. /TV Arbëria

Arrijnë në gjykatë të akuzuarit për sulmin në Banjskë!