Në tifoz ishte dënuar me 2000 euro dhe ndalim për 4 muaj, për të marrë pjesë në evente sportive pasi kishte konsumuar një birrë në ndeshjen e liges së dytë spanjolle në mes Granada vs La Coruna.
Një rast tjetër në ndeshjen Real Sociadad vs Alaves me 1500 euro dhe 3 muaj ndalim. Hipokrizia qëndron në faktin se ata që gjenden në zonat VIP mund të pinë cfarë të duan dhe sa të duan, para, gjatë dhe mbas lojes në mënyrë të pakufizuar kurse një tifoz i thjeshtë që mezi siguron bileten diku prapa golit, që edhe ashtu nuk është se e sheh ndeshjen mirë nga ai pozicion, nuk i ka të njëjtat të drejta.
Artikulli 4 i ligjit 19/2007 kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolernaces sportive në pikën 1 e thotë shumë qartë: “Ndalohet shitja e alkoolit, produkteve toksike dhe substancave piskotrope brenda instalacioneve sportive”,çfarë hipokrizie!
/TV Arbëria