Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > “I papranueshëm sulmi ndaj Kusarit” – Qendra Evropiane për Lirinë e Medies i reagon Bashës

“I papranueshëm sulmi ndaj Kusarit” – Qendra Evropiane për Lirinë e Medies i reagon Bashës

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili dje sulmoi mediet dhe Flutura Kusarin, juriste e medies.

Në reagimin e tyre, ECPMF-ja ka vlerësuar se sulme të tilla janë të papranueshme.

Kjo qendër ka theksuar se një retorikë e tillë nuk do të tolerohet.

“Është krejtësisht e papranueshme që deputeti i Vetëvendosjes të përdor platformën e tij në Kuvendin e Kosovës për të sulmuar mediat dhe anëtarët e shoqërisë civile. Flutura Kusari, një avokate dhe aktiviste e nderuar mediatike, është një kolege e çmuar e ECPMF” – shkruhet në reagimin e tyre.

Themes by WordPress