Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > I nxehti afrikan vijon edhe nesër, këto janë parashikimet sinoptike

I nxehti afrikan vijon edhe nesër, këto janë parashikimet sinoptike

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell. Ditën e shtunë me zhvillime të vransirave përreth zonave malore, më vonë pasdite shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 18C. Maksimalet shkojnë deri në 33C e 36C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s.

Ditën e diel temperaturat maksimale sërish shënojnë rritje deri në 36C e 38C. Të larta mbesin edhe ditën e hënë ndërmjet 35C e 38C, e të martën zbresin lehtazi në 33.

Ditën e mërkurë parashihen kalime më të shumta vransirash, që aty këtu japin kushte për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat pësojnë rënie deri në 24C e 25C. Nga dita e diel frynë erë jugperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme me hove deri në 10 e 15m/s.