Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “I kërkoj falje familjes…”, i akuzuari për vrasjen e djalit mes lotësh s’mund të deklarohet në fjalën përfundimtare

“I kërkoj falje familjes…”, i akuzuari për vrasjen e djalit mes lotësh s’mund të deklarohet në fjalën përfundimtare

Në seancën e caktuar për dhënien e fjalës përfundimtare, i akuzuari për vrasjen e djalit të tij, Naim Smajli nga Podujeva, nuk ishte në gjendje të deklarohej,

Smajli vetëm i bëri një kërkim falje familjes së tij.

Smajli akuzohet se ka vrarë djalin e tij E.S., në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës për çështje pronësore.

Ndërsa, prokurorja tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar gjendja faktike se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Prokurorja po ashtu i propozoi gjykatës që t’i konsiderojë motivet e ulëta të vrasjes dhe të akuzuarin ta dënojë me burgim të përjetshëm.