Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK- së, Alush Gradicës

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK- së, Alush Gradicës

Dje në fshatin Vlahen të Hasit, të Shqipërisë, iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK- së, Alush Gradicës, ku shtëpia e tij ishte baza e parë e Ushtrisë Çlirimtare në Has.

Sokol Poga, e lavdëroi me fjalët më të mira të ndjerin, duke theksuar edhe mungesën e mjekimit nga ana e shtetit.

“Ishte njeri sekret, i palodhur, i dashur. Vdekja e tij na ka shkaktuar një dhimbje të madhe, sepse ka vuajtur. Me rënien e Luanit, Alushi pësoi një traumë psiqike dhe nuk e mori veten asnjëherë, tha ai.

Duke potencuar se as shteti shqiptar, që është shumë mbrapa, por as shteti i Kosovës, nuk iu gjet këtij njeriu për ta mjekuar. Shokët që na premtuan për ta mjekuar, ranë në burg dhe Alushi ngeli jashtë mjekimeve. Sa dite kalonin ai bëhej më keq, na dhimbsej, sepse vuante shumë. E konsideroj si një simbol, si një luftëtar, si një bazë të pazëvendësueshme në atë kohë”.

Përveç tij, Alushin e kujtuan edhe bashkëvendasit e tij, të cilin e lavdëruan për kontributin që dha për atdhe.

Pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit qenë të pranishëm shumë të afërm, bashkëvendas e bashkëluftëtarë të të ndjerit, Alush Gradica.

Lamtumirën e fundit ia dhanë edhe familja e tij, të cilët në lot e me shumë dhimbje e përcollën të ndjerin për në amshim.

Në emër të shoqatës së Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK- së, profesori Bedri Muhadri, theksoi që Alush Gradica zë vend meritor në luftën çlirimtare, ku bëri sakrificën kombëtare, duke kaluar kufirin bashkë me njësitë ushtarake për të sjellë armatim.

Jeta e Alush Gradicës mbetet një shembull se si duhet ndihmuar atdheut në kohët më të vështira, e kontributi i jashtëzakonshëm i këtij heroi për lirinë e Kosovës do të skalitet gjatë në kujtesën kombëtare të gjithë shqiptarëve.

/TV Arbëria

Themes by WordPress