Policia ka informuar se një grua dje është sulmuar dhe i është vjedhur portofoli në shtëpinë e saj, në Hogosht të Kamenicës.
“Ankuesja femër shtetase e Kosovës ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj një i dyshuar i panjohur ka hyrë brenda shtëpisë dhe nga aty ka arrit të marr portofolin nga çanta e saj. I njëjti duke dal jashtë e kishte sulmuar ankuesen dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.”, ka bërë të ditur Policia.
Rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe është nën hetime. /TV Arbëria