Marc Cucurella po kritikohet ashpër për paraqitjet e tij në Chelsea, por nuk është gjithçka brenda fushës, pasi ka probleme më të mëdha edhe jashtë saj.
The Sun raporton se efektet shqetësuese të vjedhjes në shtëpinë e spanjollit besohet se kanë pasur një ndikim të madh në përpjekjet e tij për t’u përshtatur me jetën në Stamford Bridge.
Andreë Dillon raportoi se grabitja në shtëpinë e Cucurellas është e treta që pësohet nga një lojtar i Chelseat pas atyre të Reece James dhe Raheem Sterling.
Graham Potter ka mbrojtur Cucurellan , duke u siguruar që njerëzit të jenë të vetëdijshëm se ata nuk janë vetëm atletë.
Potter pranoi publikisht se Cucurella kishte vuajtur personalisht dhe gazeta The Telegraph raporton se vjedhja në shtëpinë e tij mund të jetë një nga arsyet.
Sezonin e kaluar Chelsea pagoi te Brightoni 74 milionë euro për Cucurellan.
/TV Arbëria