Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Një telefonatë në stacionin policor të Lipjanit i solli pesë policë.

Kjo pasi brenda këtij lokali, u pa një person në kërkim nga organet e rendit.

E më të arritur këtu, zyrtarët policorë, fillimisht i kërkuan dokumentet e identifikimit.

Por, televizioni mëson se K.G, u tha atyre se nuk i kishte me vete.

Në këtë formë, për disa minuta, zyrtarët policor biseduan me personin e dyshuar.

Siç shihet edhe në videon ekskluzive që e ka siguruar Tëvë1, K.G dyshohet se u kërkoi policëve ta telefonojë dikë nga anëtarët e familjes.
Por në vend të telefonit, i dyshuari e nxjerr revolen më të cilën shtie drejt vetës.