Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > I dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës ende në arrati

I dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës ende në arrati

Një person ka mbetur i vdekur të shtunën (6 shtator) si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës. I dyshuari ende gjendet në arrati.

Kështu konfirmoi Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë, për rastin e ndodhur se prokurori i shtetit në koordinim me policinë kanë dalur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore. Trupi i viktimës B.S., është dërguar për në obduksion, ndërsa motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar. Personi i dyshuar i cili ka kryer vepren penale ‘’Vrasje” bazuar nga neni 172 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës A.H., gjendet në arrati dhe po kerkohet nga organet e rendit”, tha Shala për “Betimi për Drejtësi”.

Policia mbrëmë konfirmoi se viktima u gjet pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, njoftoi Policia.