Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk arrestohet pasi ia rrëfeu fajin babait të tij

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk arrestohet pasi ia rrëfeu fajin babait të tij

Një 22-vjeçar nga Utah është arrestuar për vrasjen e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje ndërsa ishte në skenë në një aktivitet universitar në fillim të kësaj jave.

Tyler Robinson u mor në paraburgim të enjten vonë, pas një kërkimi 33-orësh që përfundoi pasi babai i tij e ndihmoi ta bindte të dorëzohej në polici, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Arrestimi i tij u njoftua për herë të parë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili bëri thirrje që i dyshuari të përballet me dënimin me vdekje.

Vrasja e Kirk, i cili u qëllua ndërsa debatonte me studentët të mërkurën, ka tronditur amerikanët dhe ka nxjerrë në pah përçarjet e mprehta partiake të vendit.