Gjykata Themelore në Prishtin, Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehim Sali, i cili dyshohet për spiunazh.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj të pandehurit F.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila llogaritet nga data e arrestimit të tij, 13 gusht 2026 dhe zgjat deri më 13 shtator 2026”, njoftoi gjykata.
Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale për të cilën zhvillohen hetimet, si dhe se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.
:vlerësimin e Gjykatës janë marrë parasysh rrethanat që lidhen me rrezikun e ikjes, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe në prova, si dhe rrezikun e përsëritjes ose vazhdimit të veprës penale. Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se, në këtë fazë të procedurës, masat më të buta nuk janë të mjaftueshme për neutralizimin e këtyre rreziqeve dhe për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale”.
Me rastin e marrjes së vendimit, Gjykata ka shqyrtuar edhe pretendimet e mbrojtjes dhe rrethanat personale të të pandehurit, mirëpo ka ardhur në përfundimin se masa e paraburgimit, për periudhën fillestare prej një muaji, është masë e domosdoshme dhe proporcionale në rrethanat konkrete të çështjes.
Gjykata tha se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.