Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I dënuar në Holandë për pastrim parash dhe drogë, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

I dënuar në Holandë për pastrim parash dhe drogë, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

Një shtetas nga Kosova është arrestuar në Morinë. 34-vjeçari rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg nga autoritetet holandeze, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.

I riu u kap në Morinë në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.