Shtetasi turk, Serkan Yolcudur, është arrestuar sot në Kosovë.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga Departamenti për të huajt në MPB në bashkëpunim me ILECO dhe Interpol.
Serkan Yolcudur ishte i dënuar 7 vite në Turqi për mashtrim.
Në Kosovë kishte aplikuar për leje qëndrim. Derisa po shqyrtohej kërkesa e tij, autoritetet kosovare kanë gjetur se ai ka një flet-arrest ndërkombëtar dhe në momentin që ka shkuar në Departamentin për të huaj për të pyetur për procesin e aplikimit të tij, ai është arrestuar.