Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > I denoncuar për dhunë nga ish-bashkëshortja dhe motra, 39-vjeçari që vrau shqiptaren shtatzënë insiston te pafajësia

I denoncuar për dhunë nga ish-bashkëshortja dhe motra, 39-vjeçari që vrau shqiptaren shtatzënë insiston te pafajësia

Prokuroria ka ngritur ndjekje penale për tre vepra penale dhe dy kundërvajtje ndaj dy personave të akuzuar për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati.

Të akuzuarit do të dërgohen sot në hetuesi, në zbatim të urdhër-arrestit përkatës

Zbulimet për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë në Selanik po shkaktojnë tmerr. Policia identifikoi si autorë partnerin e saj 39-vjeçar, i cili prej ditësh bënte deklarata në televizion duke çorientuar hetimet. Gjithashtu në pranga ra dhe një mikun e tij 34-vjeçar.

 

Ndërkohë, partneri i gruas fatkeqe vazhdon të mohojë akuzat, ndërsa është denoncuar për rrahje si nga ish-bashkëshortja ashtu edhe nga motra. Në fakt, autoritetet kanë prova inkriminuese ndaj 39-vjeçarit, për këtë arsye kanë arritur ta prangosin.

 

Sipas informacioneve, pamjet nga kamerat e sigurisë treguan momentin kur ai po largohej nga pallati ku jetonte me gruan fatkeqe së bashku me shokun e tij 34-vjeçar. Të që mbanin një valixhe, në të cilin gjendej trupi i pajetë i 41-vjeçares.

 

39-vjeçari këmbëngul të pretendojë se kishte marrë pilula gjumi dhe se nuk kishte asnjë rol në vrasjen e gruas. Megjithatë, si materiali që kanë në dorë autoritetet, ashtu edhe “provat” që tentoi të largonte nga shtëpia ku u krye krimi i rëndë, tregojnë se ai vazhdon të luajë “teatër”.