Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​I bie vinçi mbi veturë, vdes një person në Isniq të Deçanit

​I bie vinçi mbi veturë, vdes një person në Isniq të Deçanit

Një person ka humbur jetën në fshatin Isniq të Deçanit, derisa ka qenë duke punuar në veturën e tij të cilën e ka ngritur më vinç. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, derisa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura. Menjëherë është njoftuar emergjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçanit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

/TV Arbëria