Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I bie shkëmbi teksa ishte duke punuar, lëndohet një 43-vjeçar në Vlorë

I bie shkëmbi teksa ishte duke punuar, lëndohet një 43-vjeçar në Vlorë

Një person i moshës 43-vjeçare është aksidentuar gjatë punës në Borsh, teksa po kryente gërmime.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë punimeve personit i ka rënë shkëmbi.

I lënduari është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së tij është nisur më pas drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë ngjarjen ndërsa 43-vjeçari i identifikuar si Ardian Hysi ka marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme./abcnews.al