Gjykata Ndërkombëtare Penale dënoi sot liderin e një grupi të lidhur me organizatën terrorriste Al Kaeda për persekutim fetar dhe torturim të të burgosurve në Mali në vitin 2012 dhe 2013, kur ai ishte kreu i policisë islamike në qytetin e Timbuktu.
Al Hasan Ag Abdul Aziz Ag Mohammad Ag Mahmoud përballet me një dënim të përjetshëm, raporton AP.
Gjykata gjeti se 47 vjeçari ishte një anëtar kyç i Ansar Dina, një grup ekstremist islamik i lidhur me Al Kaedën, e cila ishte në pushtet në Mali në atë kohë.
Në gjyq u zbulua se të burgosurit abuzoheshin duke u mbajtur në qeli të vogla të pista dhe duke u kamxhikuar vazhdimisht.