Hysni Gucati ka ndarë momente nga takimi me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Syla, duke thënë se vizita në spital ishte më shumë se një takim i zakonshëm.
Gucati ka theksuar se ky takim ishte një rikonfirmim i besës dhe qëndresës që i ka bashkuar gjatë ditëve më të vështira të historisë së Kosovës.
“Forca e tij shpirtërore dhe mbështetja e pakursyer janë mbështetja më e mirë për mua në këtë betejë të radhës. Krenar për rrugëtimin tonë!”, ka shkruar Gucati.