Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hysni Gucati shpërthen me akuza të forta: Sulmohem egërsisht nga shërbëtorët e pushtetit, nuk do të përkulem

Hysni Gucati shpërthen me akuza të forta: Sulmohem egërsisht nga shërbëtorët e pushtetit, nuk do të përkulem

Hysni Gucati ka reaguar ashpër përmes një shkrimi publik, duke pretenduar se që nga dalja e tij nga burgu është përballur me sulme të vazhdueshme nga, siç i quajti ai, “shërbëtorë të pushtetit aktual”. Ai theksoi se nuk mban asnjë funksion institucional, as në Parlament e as në Asamblenë Komunale të Skenderaj, duke pyetur pse konsiderohet rrezik politik.

Gucati ka kritikuar edhe gazetarin Jeton Sopa dhe portalin KosovaNews, duke i akuzuar për, sipas tij, qëllime politike dhe propagandë kundër tij. Ai shtoi se gjatë tri viteve të fundit është sulmuar me etiketime të ndryshme dhe ofendime në publik.

Në reagimin e tij, Gucati deklaroi se është i gatshëm të japë përgjegjësi për çdo veprim, por nuk do të tërhiqet nga, siç tha, “intrigat dhe sulmet”, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij në shërbim të vendit.