Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas ndalimit të veprimtarit Azgan Haklaj nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar rastin si shqetësues dhe të pajustifikueshëm.
Sipas Gucatit, Haklaj është ndaluar për më shumë se dy deri në tre orë në pikën kufitare pa asnjë arsyetim ligjor apo logjik.
Ai vlerëson se arsyeja e vetme e këtij veprimi lidhet me mbështetjen e hapur që Haklaj ka shprehur për krerët e UÇK-së dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
“Praktika të tilla me prapavijë politike dhe me frymë frikësimi duhet të marrin fund menjëherë”, ka deklaruar Gucati.