Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hysni Gucati ka arritur në Kosovë, nesër organizohet pritje madhështore në Skënderaj

Hysni Gucati ka arritur në Kosovë, nesër organizohet pritje madhështore në Skënderaj

Sipas burimeve të Gazeta10 tashmë ish ushtari i UÇK-së Hysni Gucati ka arritur në Kosovë.

Ardhja e tij ishte paralajmëruar për nesër dhe për këtë dega e OVL-UÇK në Skenderaj ka organizuar pritje në sheshin e qytetit për të nderuar ish ushtarin e Lirisë, Hysni Gucati, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.

Lajmin për një organizim të tillë e ka dhënë, kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Skenderaj, Emin Lati.

Sipas tij gjatë së mërkurës do të ketë fjalime në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj e më pas homazhe e nderime në Prekaz si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

/TV Arbëria