Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hysni Gucati: Ëndrra ime ka qenë gjithmonë shkolla, dituria dhe një shoqëri e drejtë

Hysni Gucati: Ëndrra ime ka qenë gjithmonë shkolla, dituria dhe një shoqëri e drejtë

Në emisionin “Erdhi Antigona”, të transmetuar në TV Arbëria, Hysni Gucati ka folur për ëndrrat dhe parimet që e kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës së tij, duke theksuar rëndësinë e arsimit, diturisë dhe shoqërisë së shëndoshë, shkruan TV Arbëria.

Gucati ka deklaruar se ëndrra e tij ka qenë gjithmonë e lidhur me avancimin përmes shkollës dhe diturisë, duke theksuar se çdo prind ka dëshirë ta shohë fëmijën e vet sa më lart. Ai ka kujtuar se jeta në Pejë i kishte ndihmuar të kuptonte rëndësinë e arsimit dhe të vetëdijesimit, duke shtuar se aty kishte avancuar edhe civilizimi dhe kultura.

Sipas tij, një nga synimet kryesore ka qenë krijimi i një shoqërie të mirë dhe largimi nga punët e këqija. Ai ka theksuar se gjatë gjithë jetës ka pasur shoqëri të mirë dhe i ka falënderuar miqtë që, sipas tij, nuk e kanë lënë të gabojë. “Falë Zotit, nuk kam gabuar asnjëherë në jetën time,” është shprehur ai, duke shtuar se hera e parë që është përballur me një situatë të tillë ka qenë rasti i përfshirjes së tij nga Gjykatat Speciale.

Në fund, Hysni Gucati ka theksuar se ëndrra e tij ka qenë gjithmonë të jetë i paqshëm dhe i drejtë me njerëzit, duke shtuar se vazhdon të mundohet të jetë sa më i afërt me qytetarët, familjen dhe shoqërinë në përgjithësi.

/TV Arbëria