Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hyseni i VV: E instrumentalizuar, AKK të jetë zëri i komunave jo mekanizëm përplasjeje

Hyseni i VV: E instrumentalizuar, AKK të jetë zëri i komunave jo mekanizëm përplasjeje

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar lidhur me protestën e komunave, duke thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë.

Hyseni, ka thënë se duhet të ketë ‘’protesta të instrumentalizuara’’, dhe se, AKK’ja duhet të jetë zëri i të gjitha komunave, përcjell Gazeta Express.

‘’ Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria, siç pretendohet nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish te komunat përmes projekteve dhe investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë.

Faktet flasin qartë: nga 546 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2021, në vitin 2027 ky buxhet pritet të arrijë në 907 milionë euro. Pra, një rritje prej rreth 66%.

Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria, siç pretendohet nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish te komunat përmes projekteve dhe investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Nëse flasim për dëmet financiare të komunave, atëherë duhet të flasim edhe për pasojat e kontratës kolektive të nënshkruar gjatë qeverive Mustafa dhe Haradinaj. Për këtë, zëri i Asociacionit ka munguar.

Nëse Asociacioni është zëri i komunave, atëherë duhet të jetë zëri i të gjitha komunave.

Jo zë selektiv.

Jo presion politik.

Jo protesta të instrumentalizuara.

Komunat kanë nevojë për bashkëpunim institucional, jo për përplasje politike. Kosova ka nevojë për punë, investime dhe rezultate.