Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni ka theksuar rëndësinë e përbashkimit në Suharekë, duke e cilësuar atë si një vazhdim të angazhimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për ndryshim në të gjithë vendin.
Hyseni theksoi se mobilizimi i qytetarëve në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Podujevë, Prishtinë, Pejë, Ferizaj dhe shumë të tjera, është një dëshmi e fuqishme se 9 shkurti do të sjellë një qeveri që do t’i japë Kosovës rrugën e duhur.
Ai falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe angazhimin e tyre, duke nënvizuar se ky bashkim është një dëshmi e domosdoshmërisë për një ndryshim të vërtetë, i cili do të sigurojë mirëqenie dhe dinjitet për çdo qytetar të Kosovës.
Hyseni theksoi se ndryshimi i LDK-së do të hapë perspektiva për të gjithë dhe do të trajtojë të gjithë njësoj.
E plotë:Përbashkimi i sontëm në Suharekë në vazhdën e përbashkimit tonë në Podujevë, Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Pejë, Istog, Prizren, Shtime, Ferizaj e anëekënd vendit është dëshmi e qartë se Lidhja po ringritet e se ndryshimi po ndodhë!
Është dëshmi e qartë se 9 shkurti do t’i jap rrugën e duhur vendit e qeverinë e nevojshme qytetarëve.
Mikpritja e jashtëzakonshme e salla e mbushun plotë është dëshmi e vendosmërisë, është dëshmi e vullnetit Tuaj, por mbi të gjjtha është dëshmi e domosdoshmërisë për ndryshim!
Ndryshim që nënkupton mirëqenie e dinjitet për secilin, ndryshim që hapë perspektivën për të gjithë e që i trajton të gjithë njësoj!