Kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka prezantuar ndryshimin e madh urbanistik që se shpejti do të ndodhë në Gjilan.
Sipas tij kostoja e projektit do të jetë 20 milionë euro, duke përfshirë hapësira publike, parkingje nëntokësore, nënkalime.
“Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për GJILANIN QË DUAM. Mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror komuna e re, nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka shkruar ai.
/TV Arbëria