Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hyseni akuzon Abdixhikun për pazare të ‘ndyra’ me VV-në në emër të LDK-së

Hyseni akuzon Abdixhikun për pazare të ‘ndyra’ me VV-në në emër të LDK-së

Xhafer Tahiri, i cili doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Vushtrri, nënshkroi sot një marrëveshje koalicioni me LVV-në për rundin e dytë të votimit, pa miratimin e partisë së tij, LDK-së.

Pas këtij veprimi ka reaguar Skender Hyseni, i cili ka drejtuar gishtin drejt kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hyseni ka shprehur shqetësim për balotazhin e zgjedhjeve komunale 2025, duke sugjeruar se ekziston një dyshim për favorizim të VV-së përmes pazareve të “ndyra” të Abdixhikut në emër të LDK-së.