Hysen Kryeziu, i ftuar në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në TV Arbëria, ka rrëfyer kohën kur ishte i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së.
Ai ka treguar mënyrën se si është rrëmbyer:
“Unë jam rrëmbyer dhunshëm më 4 shtator 1998 në një fshat, isha djegur gjithçka, Komuna e Malishevës në përgjithësi dhe asgjë nuk ishte më në vendin e vet.
Kemi rënë në prit, 12 veta, jo rastësisht, por qëllimisht, fatkeqësisht. Na kanë çuar në Pejë, pastaj në Lipjan, dhe në fund në Dubravë. Shtatë prej tyre, pikërisht më 7 shkurt, jemi nisur, një pjesë i kanë çuar në Nish, mos gabofsha. Tre nga grupi janë vrarë dhe kanë mbetur në Dubravë.”
Ai gjatë intervistës tregon se familjarët e tij nuk e njihnin nga ndryshimi i madh pasi u lirua, pas humbjes së peshës dhe gjakosjes. /TV Arbëria