Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hykmete Bajrami i reagon Hekuran Muratit: Paska manipuluar sërish me shifra, s’ka vizion as menaxhim

Hykmete Bajrami i reagon Hekuran Muratit: Paska manipuluar sërish me shifra, s’ka vizion as menaxhim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit për statistikat e publikuara dje në Facebook që sipas tij tregonin për rritje ekonomike në vend.

Bajrami ka akuzuar ministrin Murati se ka manipuluar me shifra.

Sipas saj, ministri po poston përqindjet për të fshehur dështimet.

“Hekuran Murati paska manipuluar sërish me numrat në formë të përqindjeve. Për të, interpretimi i shifrave faktike në vend se ta tregojë gjendjen reale bëhet instrument për të manipuluar syrin e militantit, ndërsa realiteti shihet qartë për ata që duan të shohin. Në fakt, kushdo që jeton në Kosovë e din se zhvillimi infrastruktor i shtetit është lënë në harresë nga një qeveri e cila po e përfundon mandatin 4 vjeçar vetëm me përurimin e urës së vogël të Staradranit dhe me ndërtimin e katër çerdheve nga 160 të premtuara”, thuhet ndër tjera në reagimin e saj.

Reagimi i plotë i Bajramit në facebook:

 

Powered by WordPress