Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.
Bajrami u është referuar të dhënave të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, duke thënë se nga marsi i vitit 2021, kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, e deri tash vetëm në nivelin qendror janë lidhur 2 mijë e 213 kontrata njëburimore.
Ajo ka thënë se 273 milionë euro nga buxheti i shtetit “kanë përfunduar te dostat”, me negociata “në katër sy.
Postimi i saj i plotë:
Prokuroria paska filluar hetimet për tenderët sekret (pa publikim të njoftimit për kontratë)
Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej ̈ ̈ , vetëm në nivelin qendror janë lidhë ̈ (njëburimore) ̈ ̈ ̈ , prej tyre janë kontrata për herë të parë, ndërsa janë aneks-kontrata.
̈ e, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy.
Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten.
Thirrja jonë organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër.