Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Hungaria kundërshton kandidimin e Rutte-s në pozitën e Sekretarit të ardhshëm të NATO-s

Hungaria kundërshton kandidimin e Rutte-s në pozitën e Sekretarit të ardhshëm të NATO-s

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë gjatë një konference për shtyp se vendi i tij nuk do të mbështet Mark Rutte-n, kryeministrin holandez, si Sekretarin e ardhshëm të NATO-s.

Siç raporton The Guardian, Rutte i cili është në krye të shtetit holandez, tashmë ka fituar mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të NATO-s.

Holanda gjatë viteve të fundit është ndër vendet më të zhurmshme brenda BE-së, që ka ngritur zërin mbi frikën se Hungaria është duke “rrëshqitur” nga demokracia.

Në vitin 2020, kryeministri hungarez Viktor Orban pati thënë se “nuk e di nëse për arsye personale e urren kryeministri holandez atë apo Hungarinë”.

Ndërkaq një vit më vonë në një samit kur ishin rritur tensionet mes liderëve për shkak të ligjit kundër LGBT në Hungari, Rutte pati thënë se Hungaria duhet të respektojë të drejtat fondamentale ose të largohet.

“Qëllimi im është ta gjunjëzojë Hungarinë lidhur me këtë çështje”, pati thënë Rutte asokohe.

E sot ministri i Jashtëm hungarez duket se i është referuar kësaj thënie të kryeministrit holandez.

“Në nuk e mbështesim zgjedhjen e personit në pozitën e të parit të NATO-s i cili më parë kishte dashur ta detyrojë Hungarinë të gjunjëzohet”, tha Szijjarto. /Telegrafi/

Powered by WordPress